18:43 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon të digjet mali në kufirin Kosovë – Shqipëri [Pamje]

Mali i Pashtrikut që ndodhet mes Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdon që të merr flakë edhe pasditen e sotme.

Sipas pamjeve që një lexues i Indeksonline ka dërguar në redaksi shihet se flaka gjithnjë e më shumë po iu afrohet shtëpive që siç thotë lexuesi janë afër të fshatit Planeje.

Mësohet se flaka ka filluar të vije nga pjesa e Shqipërisë dhe e njëjta po vazhdon edhe në Kosovë.

Për këtë, ende autoritetet përkatëse nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Kujtojmë, se edhe dje  Indeksonline ka raportuar se mali në fjalë ka filluar që të marr flakë, derisa nuk dihet shkaku i ndezjes së këtyre flakëve apo dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Ndryshe, Pashtriku me Malet e Hasit janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë. Këto male shtrihen në mes të luginës së Drinit e Valbonës në Shqipëri dhe luginës së Erenikut e Drinit në Dukagjin.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/