16:09 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Volvo heq dorë nga motorët me djegie të brendshme

Prodhuesi suedez i veturave Volvo plotësisht do të kthehet drejt elektrizimit të automjeteve dhe paralajmëroi se nuk do të zhvillojë më motor me djegie të brendshme.

Në Geteborg thonë se gjenerata e tanishme e benzinës dhe dizelit me turbombushës njëherësh do të jetë e fundit, ndërsa elektrifikimi pritet të kryhet brenda 6 deri 7 vjetësh.

Po ashtu Volvo nuk do të prodhojë më versionet kabriolet dhe coupe, me të cilat do të merret motra e tij, kompania Polestar, ndërsa fokusi në vend të veturave sportive do të zhvendoset në crossiover dhe klasën SUV.

Volvo nuk do të heqë dorë nga aduti i tij në mesin e limuzinave S80 dhe klasës Golf V40.