“Bota po kallet…” – Arben Gashi kritikon rëndë situatën në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke e përshkruar me fjalët: “Bota po kallet, ne s’po mbajmë dot as seancë.”
Deklarata e tij vjen pas dështimit të radhës për mbajtjen e seancës së 35-të me radhë, për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospjesëmarrjes së deputetëve.
Gashi kritikoi mosangazhimin institucional dhe mungesën e përgjegjësisë, duke theksuar se Kuvendi po dështon të përmbushë funksionin e vet bazë – përfaqësimin dhe miratimin e ligjeve.
“Çfarë ka nënkuptuar me fjalën nomadë Kurti. Sepse në vetvete fjala nomadë nuk ka diçka të keqe. Ka plot popullsi që e kanë për nder dhe krenari që janë nomadë, e para, e dyta, është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij të konstituojnë Kuvendin. Fatkeqësisht është e turpshme ajo që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi mes vete kush çfarë pozite po merr. Duhet t’i vijë fundi sa më shpejt kësaj situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, u shpreh Gashi.