Wirtz flet pas transferimit te Liverpooli

Florian Wirtz është përforcimi i rradhës i Liverpoolit.
Ai është bërë transferimi rekord i “Redsave”, pasi që u transferua për shumën e 150 milionë eurove.
Wirtz, tregoi se bisedimet e tij me trajnerin Arne Slot, ishin kyçe për transferimin e tij te kampioni anglez.
“Më kujtohet hera e parë, ai më tregoi disa skena se si duam të luajmë dhe si mund të përshtatem në ekip”. Thjesht mund ta imagjinoj se është mirë të jem në ekip dhe ta bëjë atë më të mirë”, u shpreh Wirtz.
Wirtz, kishte qenë lojtari kryesor i Bayer Leverkusenit, ku bëri 197 paraqitje dhe shënoi 57 gola dhe 65 asistime.
Ai fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe kishte arritur finalen e Ligës së Evropës në vitin 2024./IndeksOnline/