Nuk e duan më, tifozët e Realit kërkojnë largimin e Vinicius, profili i tij mbushet me komente

Vinicius Junior nuk është më i dëshiruar te Real Madridi.
Tifozë të shumtë të klubit mbretëror kanë kërkuar largimin e tij.
Profili i sulmuesit brazilian në Instagram është mbushur me komente që i kërkojnë të largohet nga Reali.
Tifozët duken të revoltuar me paraqitjet jo të mira të Vinicius gjatë sezonit të fundit, e po ashtu edhe në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube ndaj Al Hilal, ku Reali barazoi me rezultat 1-1./IndeksOnline/