75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 22 Qershor 2025 / G T

Agim Ademi takohet me Leon Avdullahun, a po vjen te Kosova?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosvoës, Agim Ademi ka udhëtuar në Gjermani për t’u takuar me lojtarin Leon Avdullahu.

Përmes rrjeteve sociale, Ademi ka njoftuar për këtë takim të befasishëm me lojtarin më të ri të Hoffenheimit, shkruan Indeksonline

“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me FC Basel dhe transferimin në TSG Hoffenheim”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale

Kujtojmë që Avdullahu së fundmi kaloi nga Baseli në Hoffenheim në Bundesliga.

Ai duket se do t’i bashkohet edhe Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/