75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / k.v

Albulena Haxhiu reagon ndaj pyetjes së gazetares: A je gjyqtare, a je prokurore?

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu pas dështimit të 36-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, u pyet në lidhje me seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

“Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës”, tha ajo.

Haxhiu reagoi ndaj pyetjes së gazetares .

“A je gjyqtare, a je prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, tha ajo.