75 Mall Live Search
14:23 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Z S

Nisma i ndanë rrugët me AAK-në edhe në zgjedhjet lokale, merr guxim të garojë e vetme

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garun së bashkë në një listë zgjedhore mirëpo pas përfundimit të procesit zgjedhor Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ndanë rrugët.

E kjo ndarje duket se do të vazhdojë edhe në garën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline, nga sekretari i Nismës Billall Sherifi.

Sherifi ka bërë të ditur se partia Nisma Social Demokrate në zgjedhjet e 12 tetorit do të garojë e vetme.

Ndërsa kur është pyetur se kush mund të jetë kandidati i Nismës për të parin e Prishtinës, Sherifi është shprehur se tash është ende herët për të folur lidhur me këtë çështje.

Thekosjmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka bërë publike shumicën e emrave të kandidatëve për krytar komune./Indeksonline/