Vdes ish-legjenda e Celticut, ishte shpallur kampion i Evropës

Ka ndërruar jetë ish-lojtari legjendar i Celticut, John Clark në moshën 84-vjeçare
Kjo u bë e ditur nga familja e tij, e cila njoftoi për vdekjen e ish-futbollistit.

Clark, ishte pjesë e “Luanëve të Lisbonës”, skuadrës së famshme të Celticut e cila fitoi “Tripletën” në vitin 1967, ku bëri rreth 182 paraqitje.
Ai përfundoi karrierën e tij te skuadra e Mortonit, ku qëndroi për 2 vite./IndeksOnline/