Sadikaj: PDK për herë të parë do të qeverisë për të mirën e qytetarëve në Istog
Sonte, Dega e PDK-së në Istog ka arritur marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur për 4 vitet e ardhshme me Komunën e Istogut.
Qeverisja e përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve, ka qenë arsyeja kryesore që PDK ka pranuar të lidh koalicion me LDK-në.
“Kemi harmonizuar pjesë të platformës sime në programin qeverisës, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut. Poashtu PDK në Istog do të jetë pjesë e qeverisjes për herë të parë dhe kjo qeverisje do të jetë në shërbim të qytetarit të Istogut dhe zhvillimit të Komunës së sonë” theksoi Beqir Sadikaj, Kryetar i Degës së PDK-së në Istog.