75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Sulmi i Iranit në bazat amerikane/ Lideri suprem, Ali Khamenei: S’i nënshtrohemi askujt

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve të vendit të tij që synuan një bazë ushtarake amerikane në Katar këtë mbrëmje.

“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt,” tha ai në një postim në X.

“As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika e kombit iranian.”, shtoi ai.

Pentagoni ka konfirmuar se baza amerikane ajrore Al Udeid në Katar është sulmuar nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mesme, të nisura nga Irani.

Sulmi duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.

Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të Izraelit ndaj qendrave bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.