75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Z S

Grabitje e armatosur në një pikë karburanti në Mitrovicë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një person i maskuar ka kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti.

Lidhur me këtë për Indeksonline janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

‘’Me datën 24 qershor  2025, , rreth orës 01:25, Policia  ka pranuar informatën se në një pompë  te derivateve në fsh Kçiq të  Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet  fillestare, dyshohet se  një person  i maskuar nën kërcënimin e armës  ka grabitur një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur’’ ka thënë Avni Zahiti- zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës.

Po ashtu është bërë e ditur se njësitet përkatëse policore janë duke  ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast./Indeksonline/