Armëpushimi Izrael-Iran, bien çmimet e naftës

Donald Trump ka njoftuar mbrëmë armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit. Ky vendim ka ndikuar që menjëherë të bien në bursë çmimet e naftës.
Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me 3.82 dollarë, ose 5.3%, në 67.66 dollarë për fuçi në orën 08:45 me kohën tonë lokale.
Nafta e papërpunuar e SHBA-së, West Texas Intermediate, ra me 3.75 dollarë, ose 5.5%, në 64.76 dollarë për fuçi./Indeksonline/