75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Milani bën ofertë zyrtare për Ardon Jasharin

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Ardon Jashari pritet të bëjë një hap të madh në karrierë.

Siç raporton gazetari Sacha Tavolieri, Milani ka bërë ofertën zyrtare me vlerë prej 27 milionë eurove plus 3 milionë bonuse.

Ndërsa klubi belg, dëshiron shifrën prej 30-35 milionë eurove.

Jashari shihet si zëvëndësuesi direkt i Tijjani Reijnders, i cili u largua së fundi drejt Manchester Cityt.

Jashari, sezonin që lamë pas ka shkëlqyer me Club Brugge, ku numëron 52 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 6 asistime.

Ai po ashtu u shpall fitues i Kupës së Belgjikës si dhe u shpall lojtari i sezonit aty./IndeksOnline/