75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Kosova publikon listën për ndeshjet miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës e femrave do të luajë dy ndeshje miqësore.

Vashat dardane, do të përballen në dy ndeshje ndaj Estonisë, ndeshje këto që shërbejnë si përgadtije për play-offin e Ligës së Kombeve.

Të dyjat këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Kadrioru”, të kryeqytetit estonez, Tallinn.

Gjatë ditës së sotme, publikuan edhe listën e lojtareve që do të luajnë në të dyja ndeshjet.

Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve me shtatë pikë. Letonia zuri vendin e parë me tetë pikë.

Kujtojmë se ndeshja e parë luhet të shtunën, më 28 qershor ndërsa ndeshja tjetër më 1 korrik./IndeksOnline/