75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Burim

Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore

Sulmet amerikane gjatë fundjavës kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

Kështu ka thënë ambasadorja e ShBA-së në OKB-së Dorothy Shea, të martën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

“Më 21 qershor, një operacion preciz i SHBA-së arriti me sukses objektivin tonë të ngushtë: të degradojë kapacitetin e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore,” tha ajo.

Shea theksoi se sulmet ishin në përputhje me “të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje kolektive” dhe kishin për qëllim të zbusnin kërcënimin që Irani paraqet për rajonin.