Bayerni huazon Ibrahimoviqin te Heidenheimi

Lojtari nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq është larguar nga Bayerni.
Mirëpo Ibrahimoviq nuk është larguar nga Bundesliga, pasi që është huazuar te skuadra e Heidenheimit.
Ai do të jetë i huazuar gjatë tërë sezonit 2025-2026.
Ibrahimoviq, kishte qenë më parë i huazuar në Serie A, fillimisht te skuadra e Frosinones dhe së fundi te gjiganti italian, Lazio./IndeksOnline/