Përmbytjet, në Fier dhe Vlorë evakuohen disa familje (Foto)
Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat. Po kështu janë vënë në dispozicion edhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse.