75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Gj. Sh

Manchester City shënon fitore bindëse ndaj Juventusit dhe e mbyll fazën e grupit si lider

Manchester City e ka mbyllur fazën e grupeve të Kupës së Botës së Klubeve si lider i Grupit G, duke regjistruar tre fitore.

Në ndeshjen e fundit, cityzens shënoi fitore bindëse ndaj Juventusit, me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Skuadra angleze e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 9-të, me golin e Jeremy Dokut.

Gëzimi i tyre ygjati shkurt, pasi dy minuta më vonë, Teun Koopmeiners barazoi shifrat në 1-1.

Një autogol qeshark nga Perrre Kalulu në minutën e 26-të riktheu epërsinë e Manchester Cityt. Me rezultat 1-2 u mbyll pjesa e parë.

City dominoi edhe pjesën e dytë të ndeshjes, ku shënoi edhe tre gola të tjerë.

Erlinga Haaland (52′), Phil Foden (69′) e Savinho (75′), u futen në listën e golashenueve.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 84-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-5.

Manchester City është skuadra e vetme që e mbyll fazën e grupeve me tre fitore dhe pikë të barabarta, duke qënë lidere e Grupit G me 9 pikë, tre më shumë se Juventusi e cila po ashtu ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales, ku njëra prej tyre mund të përabllet me Real Madridin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain shënoi fitore ndaj skuadrës marokene Wydad Casablanca, me rezultat 2-1 dhe përfundoi në vendin e tretë me tre pikë, ndërsa Wydad me 0 pikë e mbyll aventurën në Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/