PDK-ja thërret konferencë për media, do të sqarojë aktgjykimin e Kushtetueses

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media, ku do të sqarojë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 11:00, raporton IndeksOnline.
Gjatë konferencës, PDK-ja thotë se do të prezantohen të gjitha veprimet e partisë, në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe në frymën e saj institucionale.
Përpara mediave do të dalin Përparim Gruda dhe përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu.
Kujtojmë se në një aktgjykim të publikuar dje, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët./IndeksOnline/