75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Aksident mes dy veturave në Skenderaj, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në komunën e Skenderajt, saktësisht në fshatin Kopiliqi i Poshtëm.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/