9 persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti, bëri të ditur 9-të persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, ka thënë Zahiti.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident./IndeksOnline/
