75 Mall Live Search
00:01 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

Ndeshja Chelsea – Benfica ndërpritet në minutën e 85-të për shkak të motit të keq

Përballja mes Chelsea dhe Benficës në Kupën e Botës për Klube është ndërprerë në minutën e 85-të, për shkak të dyshimeve për stuhi dhe kushte atmosferike të rrezikshme.

Në momentin e ndërprerjes, Chelsea po udhëhiqte me rezultatin 1:0, falë një goli të shënuar nga Reece James në minutën e 64-të, pas një goditjeje të saktë nga gjuajtja e lirë.

Gjyqtari i takimit vendosi të ndalë ndeshjen për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve, ndërsa autoritetet janë në pritje të përmirësimit të kushteve për të vendosur nëse loja do të vazhdojë apo do të zhvendoset për një moment tjetër.

Chelsea është vetëm pak minuta larg kualifikimit për në çerekfinale, ku e pret Palmeiras, por vendimi për vazhdimin ose përfundimin e ndeshjes mbetet në dorën e organizatorëve./Indeksonline/