Ish-lojtari i Juventusit drejt rikthimit në Evropë

Një ish-lojtari i Juventusit mund të bëjë rikthimin e tij në Evropë.
Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, i cili gjatë ditës së sotme ndërpreu kontratën me Toronton.

Sipas Fabrizio Romanos, është Bologna ajo që ka shprehur interesim për shërbimet e ish-kampionit të Evropës.
Bernardeschi kishte bërë transferimin e tij në Kanadë, në vitin 2022 ku kishte bërë 99 paraqitje dhe shënoi 26 gola dhe 16 asistime./IndeksOnline/