75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / L A

Lacazette transferohet në Arabinë Saudite, nënshkruan me skuadrën e ngritur në ligën e parë

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka bërë hapin e tij të radhës.

Francezi nënshkroi me skuadrën e Neom SC, skuadër që sapo është ngritur në ligën e parë.

Te Neomi do të ribashkohet me Said Benrahmën, të cilët kishin luajtur së bashku te Lyoni.

Lacazette sezonin e kaluar, kishte bërë 42 paraqitje ku shënoi 19 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/