75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / L A

Barcelona prezanton fanellën e re për sezonin 2025/26

Kampioni i Spanjës, Barcelona ka prezantuar fanellat e tyre të reja për sezonin 2025/26.

Në rrjetin social X, klubi katalanas publikoi një video ku shihen yjet e sezonit të kaluar si Yamal, Raphinha, Fermin, Pedri, Lewandowski e shumë të tjerë.

Ata shihen duke folur për sukseset e sezonit të kaluar, përfshirë edhe fitoret ndaj Real Madridit në La Liga dhe në Kupën e Mbretit./IndeksOnline/