Përreth stadiumit “Anfield” tifozët vendosin lule për Diogo Jotan

Futbolli është në zi, pas vdekjes së lojtarit portugez, Diogo Jota.
Jota ndërroi jetë së bashku me t’vëllain, Andre Silva – pas një aksidenti me makinë në rrugët e Spanjës, shkruan Indeksonline
Rreth stadiumit “Anfield” tifozët kanë vendosur lule, fanella, shalle, duke bërë homazhe për vdekjen e lojtarit të “The Reds”.
Jota la pas vetes gruan me tre fëmijë. Madje ditë më parë ai ishte martuar./Indeksonline/