75 Mall Live Search
20:33 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Z S

Buja nis fushatën në Lipjan bashkë me Krasniqin mbajnë takim me rininë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj komune.

Në këtë takim, i cili u zhvillua pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Buja tha se me të rinjtë lipjanas diskutuan për sfidat dhe pritshmëritë që ata kanë për të ardhmen e komunës, si dhe për idetë e tyre për zhvillim.

“Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi, zhvilluam një takim të frytshëm me të rinjtë lipjanas të cilët janë forca lëvizëse e ndryshimit,” ka shkruar Buja.

Buja shtoi se me PDK-në, përfshirja e të rinjve nuk është vetëm simbolike, por thelbësore për ndryshimin që, siç u shpreh ai, “po vjen”.

“Me Partinë Demokratike të Kosovës, angazhimi i të rinjve nuk është simbolik por thelbësor për ndryshimin që po vjen,” përfundoi kandidati për kryetar të Lipjanit./Indeksonline/