Mesazh emocionues i Mo Salahut për Diogo Jotan: Frikësohem të kthehem në Liverpool…!

Mohamed Salah ka bërë një reagim në rrjetet sociale për vdekjen e bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Diogo Jota.
Salah thotë se ka frikë të rikthehet në Liverpool, pasi aty nuk do ta shoh më sulmuesin portugez, shkruan Indeksonline
“Vërtet nuk kam fjalë. Deri dje, nuk mendoja kurrë se do kishte diçka që do më frikësonte të rikthehesha në Liverpool pas pushimit. Shokët e ekipit vijnë e shkojnë, por jo kështu. Do të jetë jashtëzakonishit e vështirë të pranohet që Diogo nuk do të jetë aty kur të kthehemi.
“Mendimet e mia janë me gruan e tij, fëmijët e tij dhe sigurisht edhe prindërit e tij që humbën papritur fëmijët.
“Ata nuk do të harrohen kurrë…”, ka shkruar Salah
Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre Silva ndërruan jetë pas një aksidenti me makinë në rrugët e Spanjës./Indeksonline/