75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Gj. Sh

Barcelona, Chelsea, Roma, Aston Villa e Lyon marrin dënime nga UEFA

Skuadrat e njohura evropiane Barcelona, Chelsea, Roma, Aston Villa e Lyon kanë marrë dënime nga UEFA.

Ato janë gjobitur me para, për shkelje të rregullave të Fair Play-t financiar, shkruan IndeksOnline.

Chelsea është skuadra që ka marr dënim më të madh, pasi është gjobitur me 20 milionë euro.

Barcelona është gjobitur me 15 milionë euro, Lyon me 12.5 milionë euro, Aston Villa me 11 milionë euro dhe Roma me 3 milionë euro./IndeksOnline/