Rritet numri i viktimave nga reshjet në Teksas

Ka shkuar në 59 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas të ShBA-së, ka thënë zëvendësguvernatori i qarkut Dan Patrick.
“Tani jemi në 59,” i tha ai Fox News këtë mëngjes. “Presim që kjo shifër të rritet për fat të keq”.
43 prej të vrarëve ishin në Qarkun Kerr, ka konfirmuar Sherifi i saj Larry Leitha.
Të paktën katër vdekje janë konfirmuar në Qarkun Travis, sipas zëdhënësit Hector Nieto. Dy persona u vranë në Qarkun Burnet, sipas një koordinatori të menaxhimit të emergjencave për qarkun.
Një person është konfirmuar i vdekur në Qarkun Tom Green, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së San Angelos. Një person tjetër u vra në Qarkun Kendall.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe numri i përgjithshëm i personave të zhdukur mbetet i paqartë.
Megjithatë, zyrtarët konfirmuan dje se 27 vajza që po qëndronin në Kampin Mystic nuk janë gjetur ende.