75 Mall Live Search
19:14 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

Llapi bëhet me sulmues, vjen nga klubi shqiptar

Klubi Futbollistik Llapi njofton marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti.

22-vjeçari vjen nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe u inkuadrua në Kategorinë Superiore.

Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Internacional Tirana dhe Partizanit.

Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri./Indeksonline/