75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 06 Korrik 2025 / FR

Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Bajqinovci i është drejtuar Hazirit me një ftesë publike për bashkëqeverisje, duke theksuar se LDK-ja është ftuar dy herë zyrtarisht për koalicion, por nuk ka pranuar.

“Ani bre Lutë, hajde në koalicion atëherë! Dy herë ju kemi ftuar zyrtarisht. E s’erdhët. S’jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni Lutë???”, ka shkruar Bajqinovci.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në skenën politike kosovare po diskutohet mundësia e shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme./IndeksOnline/