PSG-ja në telashe, tre lojtarë rrezikojnë ndeshjen ndaj Real Madridit!?

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00.
Situata nuk shfaqet aspak e mirë për skuadrën e Luis Enriques. Nga sfida me Bayernin u larguan Pacho dhe Hernandez me karton të kuq.
Sot ekipi u rikthye në stërvitje dhe i mungonin lojtarë të tjerë. Kështu Hakimi dhe Fabian Ruiz qëndruan në palestër, bashkë me ta edhe Kimpembe.
Pjesa tjetër u stërvit në kushtet atmosferike jo të favorshme, pasi temperaturat ishin mjaft të larta. Stoli ndaj Bajernit pati një seancë normale stërvitore, ndryshe nga pjesa tjetër.