75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / H F

“Ki me i dhënë llogari Naimit” Mihrije Braha reagon ashpër ndaj një ndjekësi

E ftuar në emisionin “Ky emër”, këngëtarja e njohur Mihrije Braha ndau një moment personal dhe të pazakontë nga përvoja e saj në rrjetet sociale.

Ajo tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.

“Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu”, ka qenë reagimi i prerë i Mihrijes, e cila nuk la vend për keqkuptime.

Por ngjarja nuk përfundon këtu.

Të nesërmen, gruaja e personit që e kishte kontaktuar Mihrijen, i shkroi vetë këngëtares me një koment të papritur:

“Burri jem nuk përdor asi fjalori. E ka lanë Facebook-un çelë, e pashë që e kishe shkru ti” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi ishte dërguar pa dijeninë e bashkëshortit të saj, ose në gjendje jo të zakontë.

Mihrije Braha, me maturinë që e karakterizon, u shpreh se dyshon që personi që kishte shkruar ishte i dehur dhe zgjodhi ta mbyllte aty situatën, pa e çuar më tej.