75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Z S

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën për lirim nga paraburgimi të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Një Kolegj i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Mehdi Bici dhe Sokol Binaj do të gjykojë rekursin e Veliajt kundër vendimeve që kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Sipas burimeve për A2 CNN=in, bëhet me dije se shqyrtimi bëhet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve.

Kryebashkiaku Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, teksa po hetohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Veliaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve mbi kallëzimin e ‘Nesti Angonit’ për të./Indeksonline/