75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Bëhet i ditur shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit Michael Madsen

Michael Madsen, aktori ikonë i filmave të Quentin Tarantinos, u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

I njohur për rolet e tij të paharrueshme në “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”, Madsen u gjet i vdekur në banesën e tij në Malibu pesë ditë më parë.

Më 8 korrik, NBC4 Los Angeles raportoi se shkaku i vdekjes ishte pamjaftueshmëria e zemrës.

Sipas mjekut kardiolog që kujdesej për të, sëmundjet kardiake dhe alkoolizmi u renditën si faktorë që kontribuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Për shkak se ai ishte nën mbikëqyrje mjekësore, nuk do të kryhet autopsi dhe Zyra e Sherifit të Qarkut të Los Angeles e ka cilësuar zyrtarisht vdekjen si natyrale./Indeksonline/