75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Portieri shqiptar Alen Sherri bëhet me skuadër të re

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alen Sherri, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

27-vjeçari është huazuar te skuadra e Frosinones nga Cagliari, shkruan Indeksonline

Frosinone në sezonin e ri bën gara në Serien B me objektiv kthimin në elitën e futbollit italian.

Kjo është një mundësi më e mirë për Sherrin që të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Kujtojmë se portieri shqiptar ishte transferuar te Cagliari gjatë vitit 2024 nga skuadra Egnatia për 350 mijë euro./Indeksonline./

Image