75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore

Një person ka humbur jetën në Gjakovë. Ai ishte dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima, i cili punonte në një kompani ndërtimore, ishte alivanosur pasi që kishte përfunduar punën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.  

“Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./