75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 11 Korrik 2025 / k.v

Kolona të gjata në rrugën Pejë-Prishtinë, shkak punimet në Sllatinë (Foto)

Kolona të gjata automjetesh janë regjistruar që në orët e para të mëngjesit në rrugën Pejë–Prishtinë, konkretisht në segmentin nga vendi i quajtur Kroni i Mbretit deri në Sllatinë, transmeton IndeksOnline.

Shkak i kësaj situate është bërë një zonë ku është prerë asfalti për të kryer punime, të cilat po zhvillohen nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtje dhe rregullim të rrugës.

Shoferët po përballen me pritje të gjata, ndërsa kolona në disa pjesë ka arritur deri në disa kilometra.

Nuk dihet nëse këto punime do të përfundojnë sot apo do të zgjatin edhe ditëve në vijim./IndeksOnline/