75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 11 Korrik 2025 / MSH

Tom Brady dhe Sofia Vergara – çifti më i ri i Hollywood-it

Është zyrtare!

Kemi një çift të ri në Hollywood, që për momentin është në Ibiza!

Tom Brady dhe Sofia Vergara po shijojnë një romancë verore në Spanjë! Ata u njohën, flirtuan, folën dhe dolën pasi iu bashkuan festës në superjahtin “Luminara”, ku thuhet se Tom kërkoi që të ishte pranë yllit seksi të “Modern Family”.
 
Një burim për Page Six tregoi se Tom “kërkoi të ndërrohej vendi që të ulej pranë saj gjatë darkës” dhe sipas të njëjtit burim, ata “s’ia hiqnin dot sytë njëri-tjetrit” gjatë gjithë mbrëmjes.

Dhe po, ka dhe një foto, të cilën Sofia e publikoi në Instagram.

Më në fund e morëm vesh! Ja ç’po ndodh mes Sofia
 
Dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë në Ibiza edhe pas përfundimit të udhëtimit me jaht! Për të qenë të sinqertë, kjo lidhje duket premtuese.