75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 13 Korrik 2025 / Gj. Sh

”Ku prek plaku, del gjaku”, Milan rezervon testet mjekësore për Luka Modric

Luka Modric do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kroat i cili u largua nga Real Madridi pas 13 viteve dhe do ta vazhdoj karrierën te kuqezinjtë, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, shtatë herë kampioni evropian ka rezervuar testet mjekësore për 39-vjeçarin, të cilat do të kryhen ditën e hënë.

Milan do të nëshkruaj kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi, derisa Modric do të përfitoj 3.5 milionë euro pagë neto, plus bonuset.

Ai do të jetë transferimi më i madh për momentin nga Drejtori Sportiv, Igli Tare, i cili së bashku me Maximilliano Allegrin si trajner, po ndërtojnë një skuadër të re./IndeskOnline/