Hasani: Vetëm Banjska është agresion i drejtpërdrejtë, nuk është dashur të dorëzohemi

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është pyetur nëse ka pasur ndonjë informacion për ndonjë kërcënim apo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë kohëve të fundit.
Ai u përgjigj prerë se nuk ka pasur asnjë njohuri për ndonjë rast të tillë.
“Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër javëve të fundit. Presidentja ka mundur t’ia huq me këto deklarata,” tha Hasani. Ai shtoi se në rastin e Banjskës nuk është treguar transparencë dhe se policia ose ka heshtur, ose nuk është lejuar të veprojë.
Hasani e akuzoi Osmanin për mungesë përgjegjësie gjatë mandatit të saj, duke thënë se nëse ajo do ta kishte kryer detyrën siç duhet, vendi nuk do të ishte në këtë krizë institucionale, ku Kuvendi nuk po arrin të konstituohet as pas 46 përpjekjesh.
“Është për rastin e Banjskës nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë këto janë hipoteza të presdentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti I Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë. Nuk është dashur me u dorëzuar kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund, ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin. Deri tani asnjëherë nuk e ka kryer detyrën e saj për asgjë me pasur përgjegjësinë e plotë sot nuk do të ishim për 46 herë në Kuvend