Asllani mbetet te Hoffenheimi, arrin marrëveshjen për kontratën e re

Fisnik Asllani do të qëndrojë te skuadra e tij, Hoffenheimi.
Klubi nga Bundesliga, ka vendosur t’i vazhdojë kontratën sulmuesit kosovar, të cilët e shohin si të ardhmen e klubit.
Asllani, do të nënshkruajë kontratë e cila do ta mbajë sulmuesin te Hoffenheimi për 4 sezone.
🚨🏁 All done and agreed. Understand Fisnik #Asllani will sign his new contract with TSG Hoffenheim until 2029 today.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 13, 2025
Another important squad decision for Andreas Schicker. The rebuild at Hoffenheim is in full swing. 🇽🇰 https://t.co/xTS8wMFfzC
Sulmuesi kosovar, sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Elversbergu, ku shënoi 19 gola në 37 paraqitje, duke çuar skuadrën në play-offin për t’u ngritur në Bundesliga, por ishin të pafat pasi nuk arritën të mposhtin Heidenheimin, duke mbetur në Bundesliga 2./IndeksOnline/