75 Mall Live Search
13:41 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / mp

S’e gjeti veten në futbollin kosovar, djali i Igli Tares bëhet me skuadër të re

Djali i ish-futbollistit Igli Tare, Etienne ka ndryshuar skuadër.

Tare, do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri ku ka nënshkruar për KF Tiranën.

Për Taren, Tirana është skuadra e tij e dytë pasi që më parë ishte pjesë e Skëndërbeut të Korçës.

Ai ishte së fundi në Kosovë, te skuadra e Dukagjinit por që nuk arriti të dëshmonte veten në skuadrën e trajnerit Ismet Munishi.

Në sezonin që lamë pas, bëri vetëm 7 paraqitje ku nuk shënoi asnjë gol./IndeksOnline/