Për katër muaj arrestohen 10 femra të dyshuara për keqtrajtim apo braktisje të fëmijeve

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj, si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, ndër të cilat në pranga kanë përfunduar dhjetë femra, të dyshuara për keqtrajtim apo braktisje të fëmijeve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se prej dhjetë femrave të arrestuara, pesë nga to janë shtetase të huaja, katër shtetase shqiptare dhe një shtetase e Maqedonisë së veriut dhe pesë të tjera shtetase të Kosovës.
“Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara, 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/