75 Mall Live Search
07:54 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Z S

“Mundësia e një sulmi nga Serbia”, Deda: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa kuvend funksional

Opinionisti Ilir Deda ka folur lidhur me mundësinë e një sulmi nga Serbia.

Sipas Dedës nëse partitë politikë kanë qenë në dijeni se kemi qenë buzë një konflikti dhe se ende merren me Albulena Haxhiun, atëherë diçka nuk po funksionon në rrënjët e shtetit.

“Në qoftë se të gjitha partitë politike e dinë që kemi qenë buzë konfliktit e ne hala merremi me Albulenën, atëherë diçka nuk po funksionon në rrënjë të shtetit tonë”, është shprehur ai në Klan Kosova.

Në lidhje me këtë mundësi, Deda tha se s’do të mund të shpallej as gjendja e jashtëzakonshme pa kuvend funksional.

“T’i s’mundesh as gjendjen e jashtëzakonshme me e shpall, atë e bën kuvendi. Qeveria nuk mundet me marrë shumë vendime, e sidomos në detyrë dhe ne jemi në paralizë institucionale. Tash pse me e leju veten me ardhë deri te kjo pikë?”, u shpreh ai./Indeksonline/