75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Z S

Katër raste të armëbatjeve pa leje brenda 24-orëve të fundit

Gjatë 24- orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbatjeve të pa leje.

Sipas raportit 24-orësh rastet e raportuara vijinë nga Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Rahoveci.

Rastet:

Prishtinë / 14.07.2025 – 11:40. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, me një karikator me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Novobërdë / 14.07.02025 – 15:00. Gjatë kontrollit në një shtëpi është gjetur dhe sekustruar një armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Prizren / 14.07.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ai dyshohet se  kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë ajrore dhe një boks hekuri. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 14.07.2025 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri me qëllim të frikësimit të ankuesit mashkull kosovar. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me një karikator me 10 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.