Mbyllen dy strehimore të qenve ne Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar dhe mbyllur dy lokacione qe kanë shërbyer si strehimoret ilegale të qenve në komunën e Ferizajt. Aty inspektorati veterinar ka konstatuar se qentë të cilët janë marrë në adaptim nga komuna e Prishtinës, janë në kushte jo të mira dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
“Përgjegjësit e strehimores nuk përkujdesen për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies se qeneve. Një numër i kafshëve të strehuar kishin ngordhur . Ndaj personave përgjegjës janë marr vendimet për mbyllje të strehimoreve dhe kthimin e qeneve ne strehimore te licencuar të komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e AUK-ut.
Pas përfundimit dhe kompletimit të lendeve, rastet do të procedohen në gjykatë.
Në njoftim thuhet se ndaj secilit veprim jo human ndaj kafshëve, AUV do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalim të keqtrajtimit dhe ndaj personave përgjigjes, do të iniciohen procedura ndëshkimore.
“Të drejtat e kafshëve janë të garantuara me ligj”, thuhet në njoftim.