75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / Z S

Lokalizohet zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit

Zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit tashmë është lokalizuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Fushtica ka thënë se të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe se nuk ka të lënduar.

“Zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit është lokalizuar. Të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe nuk ka të lënduar. Dëmet materiale jemi duke i vlerësuar”, ka bërë të ditur Fushtica./Indeksonline/